Tirana Ime Outdoor
iOS app by AGJENSIA E PARQEVE DHE REKREACIONIT. Utilities · AGJENSIA E PARQEVE DHE REKREACIONIT
- Store rating
- 5 / 5
- Store rating count
- 2
- Download price
- Free to download
- In-app purchases
- Unknown
- Version
- 1.8.1
- Listing last refreshed
- 2026-09-15
View the original store listing
Store description excerpt
Aplikacioni “Tirana Ime Outdoor” (TIO) i jep fund mungesës së informacionit orientues për aktivitetet rekreative të kohës së lirë për qytetarët dhe vizitorët e Tiranës. Ideja u propozua nga APR – Bashkia Tiranë në GoTirana Smart City dhe u jetësua për të ofruar një informacion të përditësuar, në një klik të vetëm, të destinacioneve, mundësive e propozimeve për jetesë të gjelbër, shplodhje aktive dhe rigjenerim e meditim pranë natyrës. Aplikacioni TIO shërben si një udhërrëfyes me informacione të detajuara mbi destinacione të reja natyrore, shtigje në harta orientuese për të pasionuarit pas ecjes, ngjitjes dhe pedalimit; vendndodhjen e shesheve rekreative gjithëpërfshirëse të nismës Luaj@Tirana; rezervime të Fushave Multisportive, Teatrit të Hapur në Parkun e Madh dhe Instalacionin Reja; kalendarin e aktiviteteve rekreative që zhvillohen jashtë e në natyrë për të gjitha grupmoshat; pika interesi outdoor; gjithçka në gjuhën shqipe dhe angleze. Busull në gishtat dhe ekranin e smartphone tuaj për të zgjeruar horizontin dhe interesin për jetesë aktive dhe të shëndetshme. Prakticiteti i aplikacionit TIO qëndron në menunë e thjeshtë, të ilustruar qartë. TIO është një çelës publik e pa pagesë, që ndihmon hyrjen në një botë të mrekullueshme outdoor dhe të afron me një stil të ri jetese. Ku ka si Tirona! - Qëllimi i Tirana Ime Outdoor është të zgjojë kureshtjen mbi mundësitë e pafundme që Tirana, tashmë 25 herë më e madhe, fsheh në rrethinat kodrinore e malore, në Kurorën e Gjelbër ku zbulon liqene e panorama mbresëlënëse, komunitete rurale, shije kulinaristike e hire etnografike të harruara. Ekipi APR që punon për TIO, ditë pas dite e gjurmë pas gjurme, i ka prekur informacionet që ofron ky aplikacion duke sjellë një përjetim të vërtetë në një format virtual.
Review coverage
AppRill has captured 0 reviews for this app. This is a collected sample, separate from the store rating count. Latest review capture: Not captured yet.
Recent captured chart positions
No chart positions have been captured for this app yet.
Chart position, rating count and review coverage do not establish downloads, revenue or profit. Understand the differences.